“Je këtu për të pastruar imazhin tënd”, debat i fortë mes Elsës dhe Valerit: Je për show!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Je këtu për të pastruar imazhin tënd”, debat i fortë mes Elsës dhe Valerit: Je për show!

Valeri dhe Elsa sërish nuk i kanë sqaruar ende debatet që lindën gjatë mbrëmjes së spektaklit mes tyre.

Teksa dyshja u përpoq të sqaronte debatet ata krijuan disa të reja.

Elsa u shpreh se ajo e sheh qëndrimin në “Fermën VIP” si një punë, teksa shtoi se ndodhet aty për lojë.

Sipas Valerit, Elsa është këtu për të bërë “show”, teksa ajo e kundërshtoi duke thënë se është futur në këtë format për të dhuruar spektakël dhe jo për të qëndruar e fjetur.

Advertisement

Nga ana tjetër, Valeri theksoi se për të qëndrimi në “Fermën VIP” është një bashkëjetes që është duke e shijuar.

Pjesë nga biseda:

Elsa: Kjo për mua është punë, ashtu si edhe për ty

Valeri: Jo për mua është bashkëjetesë.

Advertisement

Elsa: Ne jemi këtu për njerëzit në shtëpi që t’i argëtojmë me star-et e tyre.

Valeri: Unë s’qenkam një star.

Elsa: Ore ti je për habitatin tënd.

Valeri: Qenkam dhe unë një star.

Advertisement

Elsa: Unë s’të njoh fare.

Valeri: Ka shumë artist që në televizion hiqen si ndryshe, unë njoh artisten Elsa, ty s’të njoh nga afër.

Elsa: Zemra të iki të fle, sepse ti flet kot dhe nuk kam ndërmend të harxhoj minutat televizive.

Valeri: Ah, ti qenke duke bërë një show, vazhdo atëherë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy