minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Jo vetëm këngë të bukura, por tashmë edhe intervista interesante; Dua Lipa zbulon podcast-in e saj - Struga.info


Jo vetëm këngë të bukura, por tashmë edhe intervista interesante; Dua Lipa zbulon podcast-in e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jo vetëm këngë të bukura, por tashmë edhe intervista interesante; Dua Lipa zbulon podcast-in e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa sapo na ka njohur me projektin e saj më të ri dhe këtu nuk bëhet fjalë për këngë.

 

Ajo ka ndarë me afro 89 milion ndjekësit e saj në Instagram, se tashmë Duan do ta ndjekim edhe në podcast.Krahas një pjese nga intervista me CEO-n e Apple, Tim Cook, si i fturi i parë, Lipa ka bërë një postim të gjatë duke na treguar edhe mënyrat se ku mund ta ndjekim.

 

Advertisement

“Surprizë! Sapo publikuam një episod special të podcast-it tim Dua Lipa: Në shërbimin tuaj ku intervistoj CEO i Apple, Tim Cook. Ne e regjistruam këtë nga shtëpia ime që ishte një moment i madh për mua! Isha shumë e frymëzuar kur e dëgjova të fliste për llojin e liderit që ai përpiqet të jetë gjatë drejtimit të kompanisë më të madhe në botë. Ndiqni episodin për ta dëgjuar atë të flasë për inteligjencën artificiale dhe peizazhin e teknologjisë, si dhe për aspiratat e tij filantropike dhe çfarë do të thotë të jesh një nga katër CEO-t e hapur homoseksualë në botë. Episodin e plotë mund ta dëgjoni tani kudo, ose të shikoni videon e plotë në service95.com”, ka shkruar Dua Lipa.

 

Ylli me origjinë shqiptare sapo ka lançuar edhe hitin e saj më të ri, ‘Houdini’ që deri tani shënon shifër rekord pëlqyeshmërie nga publiku./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy