Kanë pranuar hapur orientimin e tyre seksual, rrëfehen dy të rinjtë: Kishim frikë nëse…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanë pranuar hapur orientimin e tyre seksual, rrëfehen dy të rinjtë: Kishim frikë nëse…

17 maji njihet si dita ndërkombëtare kundër homofobisë. Në kuadër të kësaj date të shënuar, emisioni “Vizioni i Pasdites” në TV kombëtar Vizion Plus trajtoi këtë tematikë për t’u njohur me historitë personale të aktivistit Arbër Kodra dhe fotografit Renaldo Bano që kanë pranuar hapur orintimin e tyre të ndryshëm seksual.

 

Si është për to kjo ditë dhe sa rëndësi ka?

 

Advertisement

“Është një ditë ku promovohet dashuria. Të dalësh hapur do të thotë të ndihesh mirë nën lëkurën tënde. Ka një ndryshim shumë të madh në lidhje me perceptimet. Homofobi ka akoma, është e vështirë për vetë ne si persona”, tregon Arbër Kodra.

 

Sipas Renaldo Banos: “Kjo është një ditë barazie, duhet festuar dashuria mes të gjithëve ne. Është thjesht të duash një njeri. Është një ditë që tregon dashuri. Nëse është e mundur çdo lloj prindi ta ketë mundësinë të flasë me fëmijën.”

 

Advertisement

I pyetur nga moderatorja Evi Reçi në lidhje me pranimin e orientimit seksual dhe reagimin e familjes një vit më parë, fotografi Bano shprehet:

 

“Arsyeja pse doja t’ia tregoja është se nuk doja t’i gënjeja ato, madje as veten time.  Duke i thënë psh: Ku isha, me kë isha, çfarë po bëja, si ndihesha. Që nga fëmijëria ne krijojmë një maskë dhe shtiremi ashtu dhe kur e thua hapur kush je ndonjëherë është shumë e frishme dhe mendon thjesht për më të keqen. Unë mora përgjigje të qeta. Jam i sigurt që ata më duan. Më thanë okej, është jeta jote, por ki kujdes. I lëmë kohën dhe këtë dua t’ua them edhe të tjerëve.

 

Advertisement

Ndërkohë Arbri thekson se për të ekzistonte frika e mospranimit të tij si fëmijë:

 

“Frika ishte nëse do më donin apo jo. Duke njohur njerëz, duke u bërë aktivist ka qenë një pranim. Ka nga ato njerëz që mendojnë çfarë thotë komshija mbrapa. Ky është halli më i madh, por për mua jo.”

 

Advertisement

Por, sa ka ndryshuar mentaliteti sipas tyre?

 

“Mentaliteti ka ndryshuar, por ka mungesë të lartë informacioni. Ka njerëz që nuk e pranojnë orientimin seksual. Kur dëgjoj histori të tilla mospranimi qaj edhe vetë. Ka pasur edhe nëna me fëmijë që kanë ardhur kanë marshuar”, shton Arbri.

 

Advertisement

Çfarë u mungon komunitetit LGBTIQ sipas aktivistit Arbër Kodra?

 

“Kemi kërkuar ndryshime në kodin e familjes që lejojnë bashkëjetesë civile pa dallim gjinie. Shqipëria ende nuk është gati. Kushtetuta thotë që lejohet dhe ne po kërkojmë të bëjmë këto ndryshikme. Duam pranimin e njohjes e identitetit gjinor për të ndërruar gjini. Duam ndryshime në kurrikulat mësimore për një ambient më pranues”, përfundon aktivisti Kodra.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy