Këngëtari: Kur jam në shtëpi më duket sikur shoh fantazma! Albano Bogdo: Kjo është shenjë e drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këngëtari: Kur jam në shtëpi më duket sikur shoh fantazma! Albano Bogdo: Kjo është shenjë e drogës

Këngëtari Orgito Dapo, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në “Albano Show” në ekranin e Vizion Plus. Ai iu përgjigj pyetjes së moderatorit Albano Bogdo “A beson te fantazmat”.

Këngëtari tha se nuk beson, por ndonjëherë kur ndodhet në shtëpi shikon sikur lëvizin objekte. Albano Bogdo me humor tha se kjo është shenjë e drogës, jo e fantazmave.

Pjesë nga biseda

Orgito Dapa: Në shtëpi më kap paniku. Më duket sikur shoh fanzama. Kur jam shtrirë në shtëpi fiksohem kot, them lëvizi kjo pasyrqa ose…

Advertisement

Albano Bogdo: Këto nuk janë shenja të fantzamave, janë shenja të drogës (qesh).

Pse bën vetëm këngë dashurie? Sa herë të është thyer zemra?

Orgito Dapa: Jam 18 vjeç, s’më është thyer zemra ndonjëherë. Por jam ngjitur me këto këngët e dashurisë dhe këtu më do publiku.

Albano Bogdo: Po nëse publiku pas dy vitesh dëshiron të këndosh për divanët?

Advertisement

Orgito Dapa: Po do këndoj, patjetër.(qesh)

Albano Bogdo: Ke të dashur?

Orgito Dapa: Jo, aventura bëjmë se jemi çuna të rinj…por i jam përkushtuar më shumë karrierës tani.

Albano Bogdo: E quan veten të suksesshëm? Ndihesh mirë tani që ke arritur këtu ku je?

Advertisement

Orgito Dapa: Unë pres më shumë nga vetja ime, por ndihem mirë. Jam i kënaqur. Tani jam shumë mirë. E shkuara ime, para se të bëhesha i suksesshëm, nuk më kanë përkrahur shumë. Unë kam një parim në jetë, që të tjerët le të flasin, unë do ec me atë timen.  /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy