Malda Susuri vjen “Ndryshe”, emocionet e rikthimit pas 10 vitesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Malda Susuri vjen “Ndryshe”, emocionet e rikthimit pas 10 vitesh

Kanë kaluar vite që kur këngëtarja Malda Susuri preku zemrat e të gjithë të dashuruarve me hitin “Dashuri e hidhur”. Kënga u pëlqye dhe u memorizua aq shumë nga publiku, saqë të gjithë e dinë dhe e njohin edhe sot. Por këngëtarja e njohur vendosi t’i largohej muzikës dhe skenës televizve për t’iu përkushtuar pasionit të saj si graphic designer. E duke u rikthyer pas njëdekade sërish në muzikë. Pas një pauze prej gati një dekade, këngëtarja Susuri bën një rikthim të jashtëzakonshëm në skenën shqiptare me këngën “Ndryshe”.

Ditën e sotme, këngëtarja në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, ka rrëfyer pse mori vendimin të shkëputej nga muzika dhe si e ka pritur publiku rikthimin e saj.

Susuri: Kjo shkëputje nuk ka qenë e qëllimshme, por kur unë isha shumë aktive muzika pati një tranzicion ku unë nuk e gjeja veten. Nuk ndihesha mirë me muzikën që ishte trend në atë kohë. Mendoja të rikthehesha, mora një këngë që e përpunova, nuk e publikova. Por nuk krijova këngë, ndoshta sepse edhe angazhimi im në profesion bëri të vetën. Unë jam artiste që nuk jetoj nga muzika dhe e kam pasur luksin e pauzës. Në momentin që isha e gatshme, u riktheva një herë me një koncert në pandemi. Pas koncertit kam bërë edhe këngë “Ndryshe”. Muzika ime është pak më ndryshe, nuk është komerciale. Unë muzikën nuk e bëj për like, e bëj për një audiencë të vogël. Kohët e fundit jam përpjekur që ta bëj me një kauzë brenda.

Pse ky rikthim tani?

Advertisement

Susuri: Arti është si ushqimi. Çfardo që ti e servir…publiku mund ta pëlqejë ose jo, por ti e servir. Jam ndërgjegjësuar që duhet të krijoj sa më shumë. Shpresoj që edhe kolegët e mi që janë në një pauzë, te kenë mundësi të kthehen. Te muzika që ne bëjmë, nuk fitojmë, më shumë shpenzojmë dhe kjo është një arsye shumë e fortë që shumë artistë nuk krijojnë se nuk kanë mundësi.

A je e kënaqur me rikthimin?

Susuri: Me këngën “Ndryshe” jam befasuar dhe jam gëzuar që shumë njerëz më kanë shkruar. Projekti “Ndryshe” ka pasur qëllim të tregojë që ne të gjithë jemi të bukur në mënyrat që jemi apo në mënyrat që ne zgjedhim të jetojmë./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy