Malia Obama drejt Hollywood-it, vajza e Presidentit amerikan debuton me filmin ‘The Heart’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Malia Obama drejt Hollywood-it, vajza e Presidentit amerikan debuton me filmin ‘The Heart’

Vajza e ish-presidentit amerikan Barack Obama, Malia bën lëvizjen e e saj të parë në fushën e kinemasë. Obama merr pjesë në Festivalin e Filmit Sundance me filmin e shkurtër “The Heart”.

Vepra e regjisores dhe skenaristes aspirante 25-vjeçare do të shfaqet në kategorinë e filmave të shkurtër amerikanë. Tema e shfaqjes ka të bëjë me një djalë të pikëlluar, nëna e të cilit shkroi një dëshirë të çuditshme në testamentin e saj.

25-vjeçarja Malia tha në një intervistë se filmi ka të bëjë me objektet e humbura dhe njerëzit e vetmuar.

“Filmi ka të bëjë me objektet e humbura dhe njerëzit e vetmuar, për faljen dhe trishtimin. Shpresojmë që t’ju pëlqejë filmi dhe se ai t’iu bën të ndiheni pak më pak të vetmuar, ose të paktën t’iu kujtojë të mos harroni njerëzit që janë,” tha ajo./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy