Maskë edhe kur je vetëm në rrugë/ Einxhel Shkira: Kur je vetëm në shtëpi, përdor prezervativ?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maskë edhe kur je vetëm në rrugë/ Einxhel Shkira: Kur je vetëm në shtëpi, përdor prezervativ?

Përdorimi i maskës edhe kur je vetëm në rrugë dhe nuk mund të infektosh apo të infektohesh nga të tjerë nuk është një masë me vend për Einxhel Shkirën.

 

Moderatorja ndau një episod me fansat mbrëmjen e të mërkurës, kur hynë në fuqi masat e reja kufizuese. Ajo tha se e ndaluan dy policë për t’i kërkuar të mbajë maskë, edhe pse ishte vetëm.

 

Advertisement

Einxhel e krahasoi mbajtjen e maskës në këto raste me përdorimin e prezervativit kur je vetëm në shtëpi.

 

“Ky muhabeti i karantinës në orën 10 paska qenë serioze, nuk ka qenë shaka. Sapo kalova 2 patrulla, të parës i kalova, të dytës te lagjia më ndaluan dhe më thanë se sapo bëra 2 shkelje. Isha jashtë orarit dhe nuk kisha maskë. Nëse unë e kam kaluar Covidin dhe nuk ka kush ma ngjit më dhe nuk kam kujt t’ja ngjis pse duhet ta mbaj maskën. Nëse unë jam vetëm në rrugë pse duhet ta mbaj maskën? Ti kur je në shtëpi vetëm përdor prezervativ?”, tha ajo në Instagram.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy