“Ndihem si i huaj”, Klopp kritikon Anglinë: Në Gjermani s’guxon të dalësh pa maskë, këtu vetëm unë mbaj maskë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ndihem si i huaj”, Klopp kritikon Anglinë: Në Gjermani s’guxon të dalësh pa maskë, këtu vetëm unë mbaj maskë

“Ndihem si i huaj”, Klopp kritikon Anglinë: Në Gjermani s’guxon të dalësh pa maskë, këtu vetëm unë mbaj maskë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj Anglisë për mënyrën se si po qaset ndaj krizës së pandemisë koronavirus. Ai ka thënë se ndihet si i huaj në këtë vend, për shkak se vazhdon që ta marrë seriozisht këtë sëmundje, duke ndërmarrë edhe masa mbrojtëse.

Duke bërë krahasimin me Gjermaninë, nga ku merr njoftime nga miqtë dhe familja e tij, Klopp ka shtuar: “Unë e di saktësisht se si është këtu në Angli dhe Gjermani. Nëse alienët do të na shikonin nga jashtë, ata do të mendonin se vijmë nga dy planetë të ndryshëm”.

“Unë nuk e kuptoj pse ne filluam të vendosim maska në zona të mbyllura nga 15 qershori, kur të gjitha vendet e botës kishin filluar ta bënin këtë para gjashtë javësh. Nëse dëshiron të futesh në një dyqan në Gjermani, por nuk ke maskë, atëherë nuk lejohesh. Me maskë në fytyrë, mund të shkosh në cilindo dyqan. Mund të shkosh të berberi, ku të duash. Kur shkoj në një pikë karburanti në Angli, jam personi i vetëm me maskë në fytyrë dhe personi i vetëm me doreza. Ndihem si një i huaj. Nuk do të ndaloj deri të më thotë dikush se nuk ka virus më”, nënvizoi ai.

Advertisement

Ndërkohë Klopp, i cili festoi ditëlindjen e tij të 53-të javën e kaluar, është në prag të bashkimit të George Kay, Bill Shankly, Bob Paisley, Joe Fagan dhe Kenny Dalglish si menaxherë të pasluftës së Liverpool që kanë fituar kampionatin në ligë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy