“Më tallnin se mami punonte pastruese”, përlotet modelja shqiptare: Më prenë flokët dhe…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më tallnin se mami punonte pastruese”, përlotet modelja shqiptare: Më prenë flokët dhe…

Modelja e “She’s on Top” në Top Channel, Xhona, rrëfeu se si është bullizuar në adoleshencë nga bashkëmoshatarët, pasi nëna e saj punonte si sanitare.

Mes lotësh, modelja shqiptare tregoi është torturuar pafund nga bashkëmoshtatarët në shkollë, ndërsa veçoi dy nga momentet më të këqija që ka përjetuar, ku një herë e kanë hedhur në baltë dhe një herë tjetër i kanë prerë flokët.

“Më kanë prerë flokët, më kanë hedhur në baltë dhe më tallnin gjatë gjithë kohës.
Sfidë për të ishte dhe ballafaqimi me prindërit. Frika e Xhoanës, qëndronte në faktin se dhe prindërit nuk do ta kuptonin, por do ta fajësonin duke i thënë se, “nuk je e zonja”. Megjithatë ajo thotë se gjeti guximin dhe i tregoi atyre.

Advertisement

Xhoana rrëfen se prindërit u mërzitën shumë dhe i premtuan që do të ndryshonin shkollën. Edhe në shkollën e re, bullizimet për të nuk kishin të sosur.

“Mami punonte pastruese. Të gjithë në shkollë e morën vesh që mami punonte pastruese. Të gjithë më tallnin. Nuk e dija si të dilja nga kjo situatë sepse të gjithë më tallnin. Unë qaja dhe të gjithë më përqeshnin. Vendosa të ndahesha nga ky grup shoqëror dhe dëshiroja një shoqëri tjetër. Por ato më përndiqnin dhe më tallnin, të njëjtën gjë bënin dhe tek grupi ri që unë krijoja. Situata e parë është që më prenë rrobat dhe nuk dija me çfarë të ikja në shtëpi. Vjen një moment dy nga shokët më shtynë dhe më përplasën në baltë. Jeta mu kthye në ankth. Situata më e dhimbshme është kur më kanë prerë flokët i kisha shumë të gjatë. Unë ulesha në bankë të fundit dhe dy shoqet që kisha shoqe të ngushta më thanë ulu para meje. Unë u ula dy banka dhe ato më prenë flokët. Unë e ndjeva kthej kokën dhe e shikova që më kishin prerë flokët. Vazhduan të më shanin, qaramane, qurrashe, unë vetëm qaja nga kjo gjë. Kur vendosa t’i tregoja familjes për mua ishte momenti më i frikshëm. Mendova se do të më thoshin nuk je e zonja, për të mbrojtur veten. Babai më tha që do të ndryshojmë shkollën. Edhe pse ndërrova shkollën, vazhdova të bullizohesha , nuk kishte një ndryshim nga shkolla që isha më para. Unë nuk i tregova familjes sepse nuk dëshiroja që t’i mërzisja. Kisha nevojë për shoqërinë siç kishte çdo moshatar i imi. Nuk u rrita me dashurinë e tyre,” rrefeu ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy