Modelja rrëfen bullizmin e përjetuar: Më kanë prerë flokët, më kanë grisur rrobat…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Modelja rrëfen bullizmin e përjetuar: Më kanë prerë flokët, më kanë grisur rrobat…

Shumë të rinj bien pre e bullizmit dhe e përjetojnë me stres, ankth reagimin që ka shoqëria për veprime të tyre të caktuara apo thjesht për realitetin e tyre ekzistues. Në një situatë të tillë është gjendur edhe modelja Xhoana Cara, e cila është bullizuar nga bashkëmoshatarët e saj, të cilët i kanë prerë flokët, i kanë grisur rrobat sepse ka pasur mamin pastruese. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ajo rrëfeu historinë e saj dhe gjithë vështirësitë që pasur.

 

“Vazhduan të më kuptojnë prindërit, më ndërruan shkollën. Nuk tregova pse e ndërrova shkollën, por për fat të keq më ndiqte diçka e tillë”, u shpreh Xhoana.

 

Advertisement

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi në lidhje me këtë përjetim dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të mposhtë çdo paragjykim, ajo tregoi se çdo gjë duhet biseduar me të afërmit, me familjarët.

 

“Kushdo që ndihet i bullizuar duhet të hapet me të shtëpisë. Me atë forcë mund t’ia dalësh. Unë para pasqyrës thoja jam shumë e bukur, doja që të bëhesha modele. Mora pjesë edhe në miss universe. Më thonin le të flasin ça të duan. E kam lënë pauzë për 2 vjet e gjysmë modelingun, por më pas e rinisa”, shtoi ajo.

 

Advertisement

Me vetëbesim të lartë nga gjithçka që ka përjetuar, Xhoana rrëfeu më shumë edhe për eksperiencën e fundit në videoklipin e këngës “Toxic Love” të Elgit Dodës.

“Mua më kontaktoi një produksion, jam ndier shumë mirë, më kanë mbajtur afër. Më kanë lënë të jem e lirë. Është diçka shumë e bukur dhe nëse unë bëhem dikush nesër pasnesër, që do të bëhem, nuk do ta lë me kaq”, përfundoi modelja Cara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy