Nata e tretë e “Ferma Vip”, konkurentët zgjedhin kryefermerin, publiku voton të preferuarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nata e tretë e “Ferma Vip”, konkurentët zgjedhin kryefermerin, publiku voton të preferuarin

Ferma VIP ka depërtuar ekranet duke hyrë tashme në çdo shtëpi me të gjithë dinamikën e një formati të jashtëzakonshëm.

Në natën e tretë të spektaklit, diskutimet, sfidat, rrëfimet personale dhe surprizat përçuan një energji të pakrahasueshme ndërsa ende nuk është e qartë ku ka mbetur loja dhe strategjitë e saj.

Ndërsa analiza nga studio qëndrore, është përforcuar me Armina Mevlanin e cila tashmë i është bashkuar Enkel Demit dhe Sonila Meços, si opinionistja e tretë e fermës VIP.

16 fermerët morën kohën e nevojëshme për të sqaruar qëndrimin e tyre në raport me njëri tjetrin sa i takon situatave që janë krijuar në fermë gjatë javës së parë të bashkëjetesës.

Advertisement

Ndërsa rezultati i televotimit të publikut, i dhuroi Dijonis Bibës statusin e të preferuarit të parë në fermën VIP. Kjo fitore ishte pikënisja për një sfidë përfaqësuese me Gledis Gegaj, i përzgjedhur nga grupi rival ndërsa përballja në arenë u shoqërua me adrenalinë maksimale.

Një kovë uji bëri diferencën në lojë, ndërkohë që Gledisi, apo Buçko siç njihet tashmë publikisht, i dha skuadrës së tij fitoren bashkë me imunitetin deri në mbrëmjen e së hënës.

Por Buçko është bërë edhe kryefermeri i parë i këtij formati, çka nënkupton privilegje në një shtëpi të posaçme me shumë komoditete ku ka zgjedhur Xhesikën si fermere shoqëruese.

Ndërsa skuadra blu është e gjitha në televotim. Në mesnatë, Elsa Lila dhuroi emocione dhe mesazhe të forta me rrëfimin e saj. Ndërkohë ajo ende vijon ti qëndrojë me vendosmëri detyrës së saj si sabotuese, duke shkaktuar debate të forta por edhe paqartësi në fermë.

Advertisement

Megjithëse mëngjesin e kësaj të shtune, Marjana Kondi shprehu dyshimet e saj bindëse për atë që po ndodh me fshehjen e sendeve personale.

Mes shtëpisë së fermës ku ndihen ethet e eleminimit të parë që po afrohet dhe shtëpisë së njishave ku nuk mbarojnë privilegjet, sapo kanë nisur emocionet e vërteta të garës.

Në dy kanale të platformës Tring, 24 orë në shtatë ditë të javës, Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2 premton të mbajë mbërthyer publikun me të gjithë energjinë bio që vjen nga Ferma VIP./Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy