Nderron jete gruaja e hekurt e “Familjes se Madhe”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nderron jete gruaja e hekurt e “Familjes se Madhe”

Aktorja e njohur turke Sabina Toziya, nderron jete ne moshen 75 vjeçare. E njohur per rolin e Hajries, gruas se hekurt dhe tradicionale, ne serialin “Familja e Madhe” ne Vizion Plus, aktorja ishte operuar 8 muaj me pare nga nje tumor ne koke.

Ka qene shkrimtari Bahadır Özdener ai qe ka dhene lajmin e trishte e per humbjen e aktores se famshme me nje mesazh ne mediat sociale: “Ne i japim lamtumirën njeriut shume te çmuar Sabina Toziyas,nënës sonë Hajrie. Zoti e mëshiroftë nënën tonë, dhe ngushëllimet tona familjes dhe të dashurve të saj.”

Oktay Kaynarca, nga ana tjetër, shprehu trishtimin e tij duke thënë: “Nuk e di nëse jam duke u testuar, por mendoj se zoti di diçka … është e pamundur për mua të përshkruaj, kete zbrazëti të madhe qe ndjej ne keto momente, duke sikur diçka me ka mbetur ne fyt dhe nuk me le te shprehem… U prefsh ne paqe… ”

Aktorja e njohur e la serialin Familja e Madhe ne sezonin e fundit per shkak te problemeve me shendetin.

Advertisement

E lindur ne 1946 ne Shkup, te Maqedonise se Veriut, Tozya studioi per aktrim ne Teatrin Shteteror te Shkupit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy