Nicki Minaj i dhuron fansave foto nudo me rastin e ditëlindjes së vet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nicki Minaj i dhuron fansave foto nudo me rastin e ditëlindjes së vet

Nicki Minaj fryu 39 qirinj, por këtë vit ajo i dhuroi 164 milionë ndjekësve të saj  në rrjetet sociale një set fotografik në të cilin pozoi e zhveshur. Reperja në fakt ka publikuar në Instagram një seri fotosh të një vajze të egër, me një ritëm shumë të lartë erotik. Për këtë rast, në fakt, Nicki nxori nga garderoba vetëm aksesorët: një parukë rozë , një llastik si xhevahir dhe taka stiletto.

 

Edhe në pragun e të 40-ave, Minaj nuk e humb dëshirën për të provokuar dhe për të  rënë në sy. “Uroji ditëlindjen kësaj vajze të keqe”, shkruan ajo krahas galerisë së nxehtë me foto. U tha, u bë: Fansat dërguan mijëra mesazhe për mbretëreshën e tyre të muzikës.

 

Advertisement

“Faleminderit që kujdesesh për ne dhe kërkon gjithmonë më të mirën për fansat e tu. Ke qenë frymëzim për shumëkënd, fjalët dhe muzika jote kanë ndihmuar shumë vajza në mbarë botën të kalojnë ditë dhe situata të vështira. Do të duam dhe do të mbështesim përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen! “.

 

Ky është mesazhi i dashur nga shumica e fansave të saj. Një dashuri e kthyer nga Nicki, e cila këtë vit ka zgjedhur t’i lexojë të gjitha (ose pothuajse) personalisht:

 

Advertisement

 “Fansat e mi thonë se nuk jam kurrë online për ditëlindjen time, por këtë vit jam e përkushtuar të ndryshoj. Ju dua shumë djema. .

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy