Pas ndarjes me Flori Mumajesin, dikush sapo ‘i zbuloi’ të dashurin biznesmen moderatores së njohur (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas ndarjes me Flori Mumajesin, dikush sapo ‘i zbuloi’ të dashurin biznesmen moderatores së njohur (FOTO)

Liberta Spahiu është një nga moderatoret më të dashura në Kosovë. Teksa është mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur të jetë hermetike rreth jetës së saj private.

Pas lidhjes me Ghetto Geasyn dhe thashethemeve për një romancë me Flori Mumajesin, nuk kemi dëgjuar asgjë tjetër sa i përket jetës së saj sentimentale.

Ndërkohë moderatorja ka pak kohë që ka nisur që të realizojë vlogje në “YouTube”, ku na tregon aspekte të ndryshme nga jeta e saj personale.

Advertisement

Në vlogun e fundi Liberta ka zgjedhur të shohë letrat tarot, sipas së cilave i dashuri i prezantueses së famshme jeton jashtë shtetit, por është ende herët për një lidhje mes tyre, teksa duket se merret me biznes dhe është zeshkan.

Sipas parashikuesit, ky person mund të shfaqet në fund të vitit 2020 dhe vitin e ardhshëm moderatoren mund ta shohim në një lidhje. Madje sipas letrave ajo do bëjë një fëmijë.

“Ti je shumë e vështirë, je tu prit diçka që në realitet nuk e di se çka je duke pritur. Ti ke një pengesë me veten edhe pse je pozitive, nuk ke siguri te vetja dhe ke frikë.”- i tha personi që po lexonte letrat, teksa moderatorja pohonte fjalët e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy