Pas propozimit super romantik, moderatori shqiptar dhe vajza e Agim Bajkos i japin fund fejesës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas propozimit super romantik, moderatori shqiptar dhe vajza e Agim Bajkos i japin fund fejesës

Pas propozimit super romantik, moderatori shqiptar dhe vajza e Agim Bajkos i japin fund fejesës

Para 6-muajsh të gjithë mbetën pa fjalë nga propozimi romantik që moderatori i njohur, Ardit Roshi, i bëri partnerës së tij, Blerina Bajkos.

Ai u ul në gjunjë gjatë emisionit të tij “Këndo këngën time” dhe i kërkoi që të martohej me të.

Në atë kohë, çifti u bë kryefjala e çdo portal apo televizioni. Por mesa duket tani gjërat kanë ndryshuar.

Advertisement

Revista “Story” bën me dije nga burime të sigurta se Arditi dhe vajza e Agim Bajkos e kanë prishur fejesën e tyre. Ndërsa arsyet se pse çifti i dha fund marrëdhënies së tyre në prag martese, nuk bëhen ende të ditura.

Ndërkohë nga një “investigim” të vogël që sapo bëmë në llogarinë e tyre në Instagram, çifti në fakt nuk e ndjek njëri-tjetrin dhe madje kanë hequr edhe fotot që kishin bashkë.

Ndoshta këto detaje që mund të duken të parëndësishme në dukje, por mund të vërtetojnë atë që revista “Story.al” shkruan.

Nëse e keni harruar momentin kur Arditi iu ul në gjunjë Blerinës teksa i kërkonte që të martohej me të, ne po ju rikujtojmë fjalët dhe premtimin që ai i dha që për fat të keq nuk mund ta mbajë dot.

Advertisement

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri sh privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, tha asokohe Arditi në emision.

Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.

Ndërkohë që për marrëdhënien e tyre ishte pozitiv edhe i ati i Blerinës, aktori i madh Agim Bajko.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy