“Përdora shampo në vend të xhelit, por ra shi”, Dijonisi tregon “prapësitë” nga shkolla

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Përdora shampo në vend të xhelit, por ra shi”, Dijonisi tregon “prapësitë” nga shkolla

Dijonisi i ka treguar Xhesikës një “prapësi” që ai ka bërë kur ishte në shkollë.

Ai tha se një dite i kishte mbaruar xheli dhe përdori shampo për të rregulluar flokët.

Gjërat nuk i shkuan sipas planit pasi ra shi dhe koka iu bë me shkumë. Ai ka treguar se të gjithë shokët po qeshnin me të dhe më pas edukatorja e mori atë në klasë dhe i lau kokën.

“Më kishte mbaruar xheli dhe unë isha mësuar t’i rregulloja gjithmonë flokët. Marr shampo dhe kur po ikja në shkollë po binte shi. Kur shkoj tek klasa të gjithë po qeshnin me mua, mendova se mos kisha grisur rrobet, por më pas më merr edukatorja dhe merr një kovë ujë dhe më lau flokët”, ka treguar Dijonisi. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy