Publikoi përgjimet telefonike pas akuzave për dhunë, shoqërohet në polici ish-bashkëshorti i këngëtares shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikoi përgjimet telefonike pas akuzave për dhunë, shoqërohet në polici ish-bashkëshorti i këngëtares shqiptare

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti Drenusha Latifit është shoqëruar në polici (dje) të premten, pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai gjatë ditës ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të saj për dhunë fizike dhe psikike.

Në këtë mënyrë ai ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës së Prishtinës, e cila ia kishte ndaluar që të mos i afrohet ish-bashkëshortes së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.

Kështu ka bërë të ditur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila ka thënë se Kardesh aktualisht është duke u intervistuar.

Advertisement

“Ai është shoqëruar në stacion policor pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka ndaluar që t’i afrohet klientes time në distancë prej 50 metrave nga vendbanimi i saj si dhe vendimin që të mos komunikojë në asnjë formë me të, ta ngacmojë apo ofendojë. Tani po presim sepse intervistimi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë avokatja Keqekolla.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy