Rebele edhe në moshën 95-vjeçare, mbretëresha Elizabeth nuk iu bindet mjekëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rebele edhe në moshën 95-vjeçare, mbretëresha Elizabeth nuk iu bindet mjekëve

Mbretëresha Elizabeth, u kthye në sediljen e shoferit, vetëm disa ditë pasi u urdhërua nga mjekët, të pushonte për shkak të shqetësimeve të saj të fundit shëndetësore.

 

Monarkja 95-vjeçare, e cila u detyrua të anulonte një sërë ngjarjesh mbretërore pasi u shtrua në spital për një problem shëndetësor të paspecifikuar, u pa duke drejtuar Jaguar-in e gjelbër rreth pronës së saj në Windsor të hënën.

 

Advertisement

E veshur me syze dielli dhe një shami, Madhëria e Saj dukej se ishte në gjendje të mirë mbi timon, ndërsa ngiste e vetme.

 

Mbretëresha  më jetëgjatë në botë ngjalli shqetësime për shëndetin e saj kur u zbulua se kaloi natën e 20 tetorit në një spital në Londër për analiza. Buckingham Palace nuk ka zbuluar se çfarë po e mundon atë, duke theksuar se nuk është COVID-19.

 

Advertisement

Pallati të premten tha se mjekët urdhëruan Mbretëreshën të pushonte të paktën edhe dy javë./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy