Reperi i rikthehet muzikës pas largimit për hir të familjes!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reperi i rikthehet muzikës pas largimit për hir të familjes!

Reperi Azet, muaj më parë lajmëroi ndjekësit e tij se kishte vendosur të largohej nga muzika dhe rrjetet sociale për një periudhë kohore jo shumë të gjatë pasi do t’i përkushtohej më shumë familjes së tij.

“Unë bëj atë që duhet bërë për familjen. Unë kam bërë 10 vjet burg për familjen. Në atë kohë ne u bëmë të njohur në Gjermani. 15 vjet më parë, e takova Nash për herë të parë dhe filluam të krijonim muzikë së bashku, në bodrumin e tij për shkak të krizave. Në një moment erdhën vëllezërit e mi Zuna dhe Miami dhe që nga atëherë në jetuam për muzikën. Unë jam tepër krenar për vëllezërit e mi për çfarë kanë bërë për mua deri tani. Miami, Zuna dhe Nash, një bandë, një familje. Vendosëm të sjellim diçka. Kjo është arsyeja pse unë do të lëshoj një EP sonte, që do të jetë në dispozicion në të gjitha platformat por edhe falas për ju. Në dhjetor, në rrjetet sociale do të pushoj pak. Do të bëj pak pushim. Do të kthehem me patjetër por nuk e di akoma kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilën tani duhet të kujdesem. Jo si një Azet por si një Granit. Qoftë në Instagram apo turne, ju jeni gjithmonë në fillim dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë”.- shkruante Azet në Instagram.

Humbja e të atit e detyroi Azet të shkojë drejt këtij vendimi, por duket se tashmë reperi ka vendosur të rikthehet sërish dhe të publikojë dhe një këngë të re. “InshAllah” titullohet ky projekt, pjesë e albumit “Fast Life 2” që publikohet së shpejti.

Detaji që u vu re nga kënga e re ishtë fillimi I saj I cili përmban një mesazh të nënës së Azet që ka mall për djalin e saj pasi ai është vazhdimisht nëpër koncerte.

Advertisement

Reperi i rikthehet muzikës pas largimit për hir të familjes! shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy