Rihanna tregon cila ishte simptoma e shtatzënisë që e habiti më shumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rihanna tregon cila ishte simptoma e shtatzënisë që e habiti më shumë

Kanë kaluar dy javë që kur Rihanna dhe i dashuri i saj A$AP Rocky “thyen” internetin me njoftimin më elegant të shtatzënisë dhe tani këngëtarja ka zbuluar simptomën e shtatzënisë që e befasoi më shumë. Sipërmarrësja e Fenty Beauty u shpreh në një intervistë për Extra se si zbuloi një simptomë të të qenit shtatzënë që e habiti. Ajo tregoi se ndihej aq e lodhur dhe “e këputur” sa i dukej e habitshme pasi kjo është një gjë me të cilën nuk është mësuar, duke qenë njeri shumë aktiv.

 

Rihanna tregoi se si nga mbretëresha e jetës së natës, kaloi në një mbretëreshë të përgjumur, ndërsa rrëfeu se si shtatzënia ka shkaktuar një ndryshim në mënyrën se si ajo e sheh trupin e saj.

 

Advertisement
“Zakonisht kur jam në tapetin e kuq dhe barku im është pak i madh, është pak problem”, tha ajo, duke shtuar se tani që është shtatzënë do ta tregojë barkun gjithë kohës duke veshur crop top.

Çifti e dha lajmin e bukur në një shëtitje nëpër qytetin e Nju Jorkut, ku  Rihanna tregonte barkun e saj veshur me një palltoj rozë vintage Chanel. Për të gjithë fansat e modës, ajo tregoi dhe se si mund të ishte “perfekte” për këtë rast./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy