Sara Hoxha tregon si duket barku i saj 4 muaj pas lindjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sara Hoxha tregon si duket barku i saj 4 muaj pas lindjes

Nuk është hera e parë dhe me shumë gjasë as e fundit, që partnerët e personazheve të njohur të showbiz-it “përfitojnë” nga fama e këtyre të fundit dhe shndërrohen në sensacion në rrjete sociale. Por ky nuk është rasti i Sara Hoxhës. Partneres së Ledri Vulës nuk iu desh assesi emri i të dashurit të zemrës për të depërtuar tek publiku, pasi ia doli mbanë vetë.

 

Ndjekësit e saj u shtuan akoma më pas lindjes së parë të Poem Blu, vajzës së parë të çiftit. Që nga ajo periudhë e deri më sot mami Sara ndan shpesh foto ose copëza videosh të vogëlushes, momente nga rutina e saj e bukurisë etj. Kohët e fundit ajo që na bëri të gjithëve përshtypje ishin format e saj trupore thuajse “perfekte”, sikur të mos kish lindur katër muaj më parë.

Advertisement

 

Por ja që jo çdo gjë që shohim në rrjete sociale është e vërtetë dhe këtë na e tregoi vetë Sara në një video, e cila pohoi se ndonëse, sekreti i pozave të Instagramit është thithja e barkut, për t’u dukur sa më elegante, Barku i saj do ende punë për t’u sheshuar./ Living

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy