Sharon Stone zbulon një “tumor të madh fibroid” pas një diagnoze të gabuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sharon Stone zbulon një “tumor të madh fibroid” pas një diagnoze të gabuar

Sharon Stone 64, zbuloi se kishte një “tumor të madh fibroid”, siç e përkufizoi ajo vetë, pasi njoftoi lajmin në rrjetet sociale.

 

Bëhet fjalë për një tumor beninj, i cili megjithatë në rastin e aktores së njohur duhet hequr sa më parë.

 

Advertisement

Sapo pata një tjetër diagnozë të gabuar dhe bëra një procedurë të gabuar mjekësore. Ndërsa dhimbja u përkeqësua, shkova të kërkoja një mendim dhe mjekët zbuluan se kam një fibroid të madh që duhet hequr.”, shtoi Sharone Stone.

 

Aktorja më pas iu drejtua grave duke u kërkuar atyre që të mos i neglizhojnë shqetësimet në trupin e tyre:

 

Advertisement

“Kërkoni një mendim të dytë. Mund t’ju shpëtojë jetën”, tha diva e Hollivudit.

 

Stone bëri të ditur se asaj do t’i duhen të paktën 4-6 javë për t’u rikuperuar plotësisht.

 

Advertisement

Fibroidet janë formacione jo kanceroze që zhvillohen brenda ose rreth mitrës apo gjoksit. Të përbëra nga muskuj dhe inde fibroze, ato mund të ndryshojnë në madhësi dhe janë shumë të zakonshme tek gratë e moshës së lindjes së fëmijëve, të cilat, megjithatë, shpesh nuk e vërejnë se i kanë sepse nuk kanë simptoma, megjithëse në disa raste mund të shkaktojnë probleme serioze.

 

Sharon Stone ka luftuar me probleme të ndryshme shëndetësore gjatë viteve, duke përfshirë heqjen e disa tumoreve beninje në vitin 2001.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy