Strategji apo ndjesë e sinqertë, lëvizja e fundit e babait të Meghan Markle ka diçka që nuk shkon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Strategji apo ndjesë e sinqertë, lëvizja e fundit e babait të Meghan Markle ka diçka që nuk shkon

Mungesa e babait të Meghan Markle në ditën e saj më të lumtur, këtu e 5 vite shkuara, do të shndërrohej në pikënisjen e nje sage të gjerë ulje-ngritjesh në familjen mbretërore. Implikimi i tij në shitjen e disa fotografive të së bijës për paparacët britanikë, nuk do të pritej mirë nga e ndjera, mbretëresha Elizabeth, e cila nuk kishte menduar kurrsesi që një pjesëtar i “the royals” të binte në gojën e shtypit për motive aq banale. Lufta Markle kundër Markle do të zgjaste gjatë, por mesa duket tani që ujërat janë qetësuar, babai i Meghan është bërë sërish i gjallë, shkruan Living.

 

Ai i ka lënë të gjithë të befasuar me lëvizjen e tij të fundit. I ftuar në “Good Morning Britain”, ai i kërkoi falje vajzës së tij. Thomas u shpreh: “Unë jam një baba me të vërtetë i dashur dhe ajo e di këtë. Nuk ka asnjë justifikim për të më trajtuar mua në këtë mënyrë.”

 

Advertisement

Ndër të tjera 79-vjeçari shtoi: “Meghan jetoi me mua nga klasa e gjashtë deri në shkollë të mesme dhe vetëm tani po e njoh. Nuk kam parë kurrë llojin e gruas në të cilën ajo u shndërrua. Jam i shokuar. Ajo nuk është personi që e njihja si vajza ime. Mirëpo unë jam gjithmonë këtu për të. Unë ende e dua, do ta dua përgjithmonë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë, por dua që ajo të më afrohet dhe të më lërë të shoh nipin dhe mbesën time. Njerëzit shkojnë në burg për pesë vjet dhe në fund i falin. Unë nuk kam bërë asgjë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy