Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zvicra e nisi në mënyrë perfekte Kupën e Botës duke mundur Kamerunin 1 me 0 në ndeshjen hapëse të grupit G.

 

Tre pikë të cmuara duke marrë në konsideruar sekemi të bëjme më një grup të hekurt, ku janë pjesë edhe Brazili së bashku me Serbinë që luajnë sonte në mbrëmje.Fati e desh që ndeshja të vendosej nga Brel Emboli, kamerunas në origjine që sot përfaqëson helvetet.

 

Advertisement

Pjesa e parë ishte nmë e mirë për Luanet e Afrikës të cilët patën dy raste të pastra për shënim me anë të Mbuemo dhe Ekambi, por Somer ishte vendimtar në ndërhyrje.

 

Mirëpo starti I pjesës së dytë ishte më I mirë për europianet.

 

Advertisement

Xherdan shaqiri nga e djathta bëri gjithcka mirë dhe shërbeu në zonë, aty ku Brel Embolo nuk e pati të vështirë të shënonte golin e avantazhit.

 

Një gol të cilin 25-vjecari nuk e feston në respekt të atdheut te tij, pasi ai ka lindur në Jaunde të Kamerunit.

 

Advertisement

 

Goli e bëri ndeshjen më të mirë pasi afrikanet u hodhen në sulm për golin e barazimit.

 

Anguisa në fakt I shoi afër, por nga ana tjetër skuadra e Jakinnë zbritjet e shpejta I shkoi shumë afër golit të dytë në dy raste me Vargas dhe Seferovic.

Advertisement

 

Sukses I madh për Zvicren e Xhakës dhe Shaqirit, protagonist të një ndeshje mjaft të mirë . Brazili dhe Serbia janë ndërkohë të paralajmëruar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy