Barcelona “prek” titullin, Sociedad “leksion” Realit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Barcelona “prek” titullin, Sociedad “leksion” Realit

Barcelona përgatit festën e titullit kampion në La Liga.

 

Katalanasit fituan 1 me 0 kundër Osasunës në javën e 33 dhe tani falë disfatës së Realit, duhet thjesht të mos humbasin derbin kundër Espanjol, në mënyrë që të festojnë titullin kampion në La Liga.

 

Advertisement

Herrando doli me karton të kuq në minutën e 27 në “Kamp Nou”, duke ia bërë më të lehtë Barcelonës.

 

Mirëpo, të zotët ë shtëpisë humbën shumë raste dhe u përplasën me portierin Fernandez, fantastik me provën e tij.

 

Advertisement

Megjithatë ai u desh më në fund të dorëzohej në minutën e 85 Jordi Alba shënoi golin që i dha tre pikët skuadrës së Xavit, duke vendosur njërën dorë tek titulli.

 

E marta në mbrëmje ishte ndërkohë një mallkim për Real Madrid, pasi u mundën 2 me 0 nga Real Sociedad.

 

Advertisement

Në San Sebastian nuk munguan rastet për të dyja ekipet në pjesën e parë, ndonëse episodi më i rëndësishëm ishte traversa e vendasve përmes Zubimendit.

 

Sidoqoftë, rezultati do të zhbllokohej nga basket në startin e pjesës së dytë, kur Militao dhe Kurtua nuk u morën vesh mirë me njeri tjetrin, episod nga i cili përfitoi Kubo që realizoi golin e parë.

Në minutën e 61, ndeshja u komplikua edhe më shumë për Los Blancos, pasi Carvahal la skuadrën e tij me një lojtar më pak. Sociedad përfitoi nga ky fakt dhe shënoi golin e suksesit final përmes Barrenecea. Vendi i dytë i Realit tani kërcënohet nga Atletiko Madrid, ndërsa Sociedad blindoi zonën Champions.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy