Brazili fiton dhe dëfrehet, tani i pret Kroacia në çerekfinale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Brazili fiton dhe dëfrehet, duke rritur edhe më shumë kuotat e të qenit favorit në kupën e botës. Selecao mposhti me goleadë 4 me 1 Korenë e Jugut dhe u kualifikua për në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni ku do të gjejë përballë Kroacinë.

 

Aziatikët vërtetë ishin një kundërshtar modest, ama alegria dhe ansambli i bukur që ka krijuar Tite tek Brazili nuk mund të neglizhohet.

 

Advertisement

Pesë herë kampionet e botës kanë realisht shumë cilësi, sidomos në fazën ofensive, aty ku skuadra dhuroi spektakël edhe kundër Koresë së Jugut.

 

Me Neymar të rikthyer, Brazili ishte një kundërshtar i frikshëm për koreanët, të cilët praktikisht u dorëzuan që në start..Sulmuesi i PSG inicioi aksionin e golit të parë, finalizuar me një qetësi dhe saktësi të jashtëzakonshme nga Vinisiues Xhunior që në minutën e 7.

 

Advertisement

Pak minuta më vonë Neymar është vetë protagonist duke shënuar golin e parë në botëror falë një penalltie që i çoi shifrat në 2 me 0. Brazili është i papërmbajtshëm në pjesën e parë duke ofruar spektakël. Samba braziliane del në skenë në minutën e 29 kur pas një aksioni prej manuali Ricarlison trefishon shifrat.

 

Për të kompletuar goleadën dhe festën e amerikano-latinëve, mendoi Paketa që shënoi një tjetër gol të bukur në fundin e kësaj pjese.

 

Advertisement

Në fraksionin e dytë, Brazili uli ritmin duke kursyer energji e duke i dhënë një kënaqësi minimaliste kundërshtarëve me shënimin e një goli nderi.

 

Tani nis malorja dhe botërori i vërtetë pasi në çerekfinale kundërshtari do të jetë i një tjetër kalibri. Kroacia

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy