Champions, Europa “mban frymën”, sonte njihen dy ekipet gjysmëfinaliste, Barca-PSG garanci për spektakel

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions, Europa “mban frymën”, sonte njihen dy ekipet gjysmëfinaliste, Barca-PSG garanci për spektakel

Nga Ervin Sina

UEFA Champions League do të njohë sonte në mbrëmje dy ekipet e para gjysëmfinaliste, të cilat do të dalin nga çiftet Barcelona vs PSG dhe Dortmund –Atletiko Madrid.

Spektakël i garantuar për çdo rast i cili do të mbajë të mbërthyer pas ekranit të Tring në orën 21:00 të gjithë të apasionuarit pas futbollit dhe jo vetëm. Vëmendja kryesore do të jetë e përqendruar në Katalonje tek dueli që sheh si kundërshtare dy emra si Cavi dhe Luis Enrike që kanë në gen filozofinë e njëjtës të lojës të lidhur me trashëgiminë e Johan Krojf në Barcelonë.

Nxënësi, pra Cavi përballë mësuesit..dikur fitonin champions së bashku, njeri si lojyar e tjetri si trajner, sonte duhet të ndajnë rrugët, njeri jashtë e tjetri brenda. Barcelona fitoi ndeshjen e parë spektakolare 3 me 2 në park de prins e duket më në avantazh sonte në përballjen qëe do të luejhet në stadiumin olimpik ne Montjuic.

Advertisement

Hera e fundit që katalanasit patën shiuar gjysmëfinalet ishte viti 2019, kohe e largët shumë në fakt ndaj sonte kanë një arsye me shumë për të dhënë më të mirën..pa harruar faktin që tek katalanasit nuk e harrojnë 2021 kur parizienet i eleminonin në 1/8 duke I mundu në këtë stadium 4 me 1, me një protagonist të madh, yllin e futbollit botëror kilian mbappe. Edhe sonte Mbappe është njeriu me pritshmërinë më të madhe.

Në takimin e parë ishte praktikisht hija e vetvetes gjatë gjithë 90 minutave. Luis enrike e di se me një mbappe ndryshe, takimi me gjysmëfinalet mund të jetë më I afërt. Sai takon formacioneve tek Barcelona, Cavi rikuperon të mrekullueshmin Pedri nga minuta e parë ndërsa serxhi ropberto është I pezulluar, ndërsa tek francezet rikthim më I madh është mbrojtësi Hakimi.

Ndeshje e fortë edhe në Gjermani ku Dortmund do të synojë të përmbyse humbjen 2 me 1 në Spanjë ndaj Atletiko Madrid. Në letër madriolenet janë më favoite mirëpo mungesat e Linos, depait dhe lemar shqetësojnë Simeonen, ndërsa Dortmund do të luajë ndeshjen e sezonit para fansave të vet, të cilët janë një shtyse e jashtëzakonsme drejt mrekullisë./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy