Champions/ Numrat flasin spanjisht, Real-Dortmund, si “Davidi përballë Golias”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions/ Numrat flasin spanjisht, Real-Dortmund, si “Davidi përballë Golias”

Nga Ervin Sina

Borusia Dortmund vs Real Madrid është si të thuash  Davidi përballë Golias. Një duel krejtësisht i pabarabarte në aspektin sportiv në të gjitha dimensionet. Reali është maja e futbollit, maksimumi i mundshëm nëse do të konsiderojme atë që një klub futbolli mund të arrijë.

Mbretërorët janë krenaria e Spanjës dhe jo vetëm, e gjithë kontinentit, për shkak të rezultateve të tyre sportive nder dekada. Rekordmen të Spanjës në trofe, kampionet të fresket me 36 tituj në La Liga, rekordmen në Europë me 14 tituj, 7 më shumë sesa Milani i vendit të dytë.

Kjo është finalja e 18 në histori, imagjinoni në 17 duele finale kanë fituar 14 . Suksesi i parë i “Los blancos” ishte ekzaktësisht në edicionin e parë të këtij trofeu në 1956, kur “mbreteroret” kishin si lider as më pak e as më shumë por Alfredo Di Stefanon, ndër më të mirët e histories.

Advertisement

Suksesi i fundit ishte në 2022 kundër Liverpul falë një goli të Vinisius Junior, braziliani talent i kohëve të sotme. Në mes të këtyre sukseseve “galaktiket” e fundit të viteve 90 si dhe epoka e Ronaldos vite me parë, ku mes protagonisteve ishte edhe Karlo Anceloti, gjeniu italian i stolit 4 herë fitues i Champions me Milanin dhe Realin..pa llogaritur edhe dy herë si lojtar me kuqezinjte. Përballë janë gjermanet e Dortmund të cilët kanë fituar vetëm 3 nga 14 duelet me Realin, e që sonte luajnë finale e trete në histori në Champions.

Në 1997 i befasuan të gjithë duke mundur Juventusin e Del Pieros, Zidane, Vierit, Deshamps etj, me rezultatin 3 me 1, ndërsa në 2013 u mposhtën nga Bayern po në “Ëembley”, pasi kishin eleminuar Realin në gjysmëfinale. Të gjithë sonte vëjnë bast për Realin,me të drejte në fakt nisur nga statistikat, mirëpo futbolli nuk është matematike, ndaj kurrë mos thuaj kurrë, sidomos në Champions League./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy