Chelsea ndërron mëndje, gati të largojë në huazim Lukakun, belgu pëlqen Romën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Chelsea ndërron mëndje, gati të largojë në huazim Lukakun, belgu pëlqen Romën

Chelsea ndryshon mendje, dhe i hap rrugën Lukakut për tu larguar në ndonjë skuadër tjetër me formulën e huazimit.

 

Sulmuesi belg është kthyer në një problem për Chelsea, që duhet ta sistemoj diku lojtarin, pasi është jashtë planeve të trajnerit Pochetino.

 

Advertisement

Prishja e marrëdhenieve me Interin, “ftohja” e mundësise për të kaluar tek Juventus, dhe Milani që nuk ka bërë asnjë hap para, ka bërë që të mbeten  vetëm pak alternative për transferimin e tij diku tjetër.

 

Gjatë ditëve të fundit opsioni që po merr me shumë kredibilitet është Roma. Pavarësisht se transferoi së fundmi sulmuesin Iranian Azmoun, skuadra italiane për shkak të dëmtimit të rëndë të Abraham dhe shqetësimëve të vazhdueshëm që shfaq Dybala, do ti duhej një sulmues I fortë në majë të sulmit.

 

Advertisement

Lukaku e plotëson këtë kriter, por Roma nuk duhet të bëjë cmenduri financiare për të ndaj duhen diskutuar pikërisht termat ekonomikë.

 

Sipas mediave angleze, vetë Lukaku mesa duket dëshiron ti bashkohet Mourinhos tek Roma, ndaj edhe Juventus e ka lënë pas dore pisten e blerjes së belgut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy