Dani Alves dënohet me 4.5 vite burg për sulm seksual

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dani Alves dënohet me 4.5 vite burg për sulm seksual

Dani Alves është dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg pasi është shpallur fajtor për “sulm seksual”.

Pas më shumë se 10 ditësh pritje, këtë të enjte, më 22 shkurt u shpall vendimi përfundimtar i seksionit 21 të Gjykatës së Barcelonës, e cili vlerëson se futbollisti e ka kryer këtë krim natën e 30 dhjetorit 2022 në klubin e natës “Sutton”.

Gjykata ka vlerësuar se krimi është i provuar. Për këtë arsye, Dani Alves duhet të vuajë 4 vjet e gjashtë muaj burg, 5 vjet pas lirimit me mbikëqyrje, 9 vite pa komunikim me viktimën dhe të paguajë 150 mijë euro dëmshpërblim plus shpenzimet e gjyqit.

4 vjet e gjashtë muaj që dikton dënimi janë më pak se ato të kërkuara nga prokuroria (12 vjet, dënimi maksimal) dhe gjithashtu më pak se ato të propozuara nga Prokuroria (9 vjet).

Advertisement

Prej 14 muajsh tanimë ai është në paraburgim dhe pritet të vuajë pjesën tjetër të mbetur të dënimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy