Diaz nderon Milanin, Conte dorëzohet në “San Siro”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Diaz nderon Milanin, Conte dorëzohet në “San Siro”

Minimaliste por e rëndësishme edhe fitorja e Milanit në San Siro 1 me 0 kunder Tottenham ne duelin e pare te fazes se 1/8 te Champions League qe u transmetua ne Tring.

 

Starti i ndeshjes ishte fantastik për kuqezinjte të cilët të rikthyer pas 9 vitesh në fazën me eleminim direkt të champions dhe te mbështetur nga një super tifozeri, kaluan në avantazh në minutën e 7 me anë të Brahim Diaz, I aftë të përfitonte nga një top i Teo Hernandez nga e majta dhe të mposhte prapavijën mike me kokë.

 

Advertisement

Përtej ndonjë kërcënimi të Dier me kokë, miqte ishin sterile në pjesën e parë.

 

Edhe në të dytën sfida ishte pak a shumë e ekuilibruar edhe pse Milan pati dy raste flagrante për shënim në fund me anë të De Ketelare dhe Thiaë, të dy goditje me kokë jashtë kuadratit.

 

Advertisement

Pas tre javësh betea spostohet në Londer për një bilete në fazën tjetër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy