Duka rizgjidhet në Komitetin Ekzekutiv; Ceferin sërish në krye të UEFA-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Duka rizgjidhet në Komitetin Ekzekutiv; Ceferin sërish në krye të UEFA-s

Armand Duka është përzgjedhur për të dytën herë si anëtar i anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kreu i FSHF u përzgjodh mes 11 kandidaturave për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

 

Presidenti Duka u rendit në vendin e parë në bazë të votave, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane. Mandati i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është 4-vjeçar.

 

Advertisement

Kreu i FSHF e konsideroi si privilegj, por edhe përgjegjësi në të njëjtën kohë mandatin e dytë në këtë post.

 

“Jam i nderuar që vendet anëtare të UEFA më rizgjodhën në qeverisjen evropiane për një mandat të dytë. Numri i vendeve që më mbështetën, 45 shtete është një sfidë e përgjegjësi më e madhe për të mos rreshtur punën mbi vlerat që na bashkojnë: diversitet, respekt e barazi. Bashkë do të punojmë në 4 vitet e ardhshme për më shumë projekte konkrete për futbollin”, shkruan Duka.

 

Advertisement

 

Ceremonia u mbajt këtë të mërkurë në Lisbonë, të Portugalisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy