E kritikojnë se ka pasion golfin. Gareth Bale u përgjigjet komentuesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E kritikojnë se ka pasion golfin. Gareth Bale u përgjigjet komentuesve

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale habitet se si merr kritika të shumta vetëm sepse ai ka një pasion të madh për golfin.

Uellsiani përmend faktin se ka sportistë të tjerë të cilët e luajnë lojën, por ndaj tyre nuk ka asnjë fjalë.

Pavarësisht se ka shënuar gola me eshë dhe ka dhënë shumë për Realin, sërish Bale kritikohet nga tifozët dhe mediat.

Advertisement

Vitin e kaluar ai festoi kualifikimin e Uellsit në Euro 2020 duke pozuar para një banderole, ku shkruante: “Uellsi. Golfi. Madridi. Në këtë renditje”.

Kjo solli reagime, kurse tifozët e Realit e fishkëllyen në ndeshjen e parë me skuadrën pas asaj ngjarje.

“Shumë njerëz e kanë problem që unë luaj golf. Nuk e di arsyen e tyre, pasi kam folur me mjekët dhe të gjithë janë në rregull me këtë. Mediat kanë perceptimin se nuk është mirë për mua, se duhet të pushojë, se mund të më shkaktojë lëndime. Steph Curry luan ndoshta në mëngjesin e ndeshjes. Nëse unë luaj dy ditë para ndeshjes, është si ‘çka po bën ai’”, tha Bale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy