Edi Reja tregon ëndrrën me kuqezinjtë dhe si vendosi të merrte drejtimin e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edi Reja tregon ëndrrën me kuqezinjtë dhe si vendosi të merrte drejtimin e saj

Edi Reja tregon ëndrrën me kuqezinjtë dhe si vendosi të merrte drejtimin e saj

Edi Reja nuk u mendua dy herë kur mori ofertën për t’u bërë trajner i Shqipërisë. Tekniku italian tregoi edhe ëndrrën që ka me kuqezinjtë, kualifikimin për në botërorin e Katarit.

“E kam pasur gjithmonë ambicien për të drejtuar një kombëtare. Nuk u mendova dy herë kur erdhi propozimi për t’u bërë trajner i Shqipërisë. Po bëjmë një punë shumë të rëndësishme bashku me federatën, sidomos sa u takon rritjes së lojtarëve të rinj. Në Shqipëri është investuar shumë në infrastrukturë në vitet e fundit. Kemi fatin të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm dhe të stërvitemi në një qendër stërvitore moderne”, tha Reja për Tuttomercatoëeb.

Ai foli për përfaqësuesen shqiptare dhe mundësitë e saj.

Advertisement

“Ka mjaft lojtarë interesantë, lënda e parë është vërtetë e mirë. Bëhet fjalë për djem që luajnë në kampionatet më të rëndësishme europiane: në Gjermani dhe Itali. Ka një entuziazëm të madh, projekti është i rëndësishëm. Po i presim me entuziasëm eliminatoret e Botërorit 2022. Kualifikimi do të ishte një ëndërr”.

Reja është një tifoz i Udinezes dhe është ndalur edhe për skuadrën e zemrës së tij, duke i këshilluar klubit friulian një nga kuqezinjtë që ai ka në grup: Rei Manajn.

“I kam rekomanduar Pierpaolo Marinos, mikut tim të dashur, të marrë Rei Manajn. Nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit, kalimi tek Albasete e ka pjekur. Ka shënuar gola dhe ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ia doli të bindë Barcelonën. Rei do të bënte shumë mire te një skuadër si Udineze”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy