FIFA përplas Messin me Haaland, sonte shpallen më të mirët e vitit 2023

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FIFA përplas Messin me Haaland, sonte shpallen më të mirët e vitit 2023

Messi, Mbappe apo Halaand. Tre  yje për një çmim, lojtarin më të mirë në botës sipas FIFA-s për vitin 2023, çmim i krahasueshëm me Topin e Artë, pavarësisht se më pak prestigjioz në raport me atë që jep revista prestigjioze franceze “Francë Futboll”.

Qeveria e futbollit botëror shpërndan sonte në mbrëmjen e zakonshme Gala, çmimet për më të mirët e futbollit për meshkuj e femra për vitin 2023.

Haland, Messi dhe Mbappe janë zgjedhur nga një juri e përbërë me ekspertë të futbollit si tre kandidatët kryesorë për çmimin më të rëndësishëm për paraqitjet e tyre nga dhjetori i vitit 2022 deri në  gusht të vitit 2023.

Favorite referuar mediave ndërkombëtare ndonëse me diferenca shumë të vogla mund të jetë norvegjezi Halaand i cili fitoi një triplet trofesh si protagonist me gola të shumtë tek Manchester City, konkretisht Premier League, Champions league dhe Kupën e federatës.

Advertisement

Ylli i anglezëve duhet të mund konkurrencën e Messit, fitues i kupës së botës për të cilin u shpërblye edhe me topin e artë pak kohë më parë, ndërsa Mbappe është ndjeshëm më pak i favorizuar në këtë garë.

Për trajnerin më të mirë të 2023 nga Fifa janë në garë Pep Guardiola, autor i një 2023 fantastik me Manchester City-n, si kampion  Evrope dhe Anglie, por edhe dy teknikët italiane Simone Inzagi dhe Lucano Spaleti.

Te femrat, për çmimin futbollistja e vitit garojnë fituesja e freskët e topit të artë Aitana Bonmati e Barcelonës, e cila sfidohet nga fituesja e vitit të kaluar Linda Kaisedo e Real Madrid si dhe Xheni Hermoso e Tigres.

Sa i takon golit më të bukur të vitit 2023 kandidatët në garë janë Hulio Ensizo i Brighton, Gijerme Madruga i Botafogos dhe Nunjo Santos i Sporting Lisbone./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy