Fubollisti i Suedisë bie pa ndjenja në tokë, dërgohet me urgjencë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fubollisti i Suedisë bie pa ndjenja në tokë, dërgohet me urgjencë në spital

Futbolli suedez ka marrë një lajm të keq mbrëmjen e sotme, pasi futbollisti i kombëtares dhe Midtjylland, Kristoffer Olsson, ka rënë pa ndjenja në banesë, dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Klubi danez ka njoftuar tifozët, teksa ka treguar për situatën e 28-vjeçarit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Futbollisti 28-vjeçar i kombëtares suedeze ka humbur ndjenjat në shtëpinë e tij të martën dhe është transferuar në spitalin universitar të Aarhus, ku është shtruar i lidhur me një respirator” – Shkruan klubi i Midtjylland.

Ndërkohë që nuk mungon edhe një postim nga faqja zyrtare e Kombëtares së Suedisë.

Advertisement

Sot morëm lajmin e tmerrshëm se Kristoffer Olson është ndier keq papritur dhe gjendet në spital i lidhur me një aparat respirator. E gjithë familja e futbollit suedez mendon për ty dhe shpreson që ta marrësh veten shpejt. Mendimet tona shkojnë edhe për të dashurit e Kristoffer në këtë moment të vështirë” – sshkruan Kombëtarja e Suedisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy