Fundi i marrëveshjes me Adidas mund t`i vijë për mbarë Mesut Ozilit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fundi i marrëveshjes me Adidas mund t`i vijë për mbarë Mesut Ozilit!

Fundi i marrëveshjes me Adidas mund t`i vijë për mbarë Mesut Ozilit!

Mesut Ozil po shkon drejt fundit të marrëveshjes me Adidas, por menaxheri i yllit të Arsenalit këmbëngul se kjo po ndodh sepse ai kërkon të hapë firmën e vet. Sipas tij, ndërprerja e këtij bashkëpunimi të hershëm nuk është për shkak të shqetësimeve të publikut ndaj futbollistit te famshem. Ozil ka pasur një marrëveshje shumë fitimprurëse me gjigandin gjerman të veshjeve sportive që nga viti 2013.

Por raportet në Gjermani tregojnë se Adidas nuk ka plan ta rinovojë ujdinë e tyre shtatë vjeçare e cila skadon këtë muaj – dhe flitet se ky vendim është ndikuar nga fakti që Ozil ka tërhequr polemika këto vitet e fundit, pas tërheqjes së tij nga futbolli ndërkombëtar si dhe marrëdhënieve të ngushta me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Kampi i Ozil insiston megjithatë se të dy palët kanë qenë të vetëdijshme se marrëveshja po përfundon. “Po të dojë, ai mund nënshkruajë një marrëveshje tjetër që nesër,” i tha ESPN agjenti i tij, Erkut Sogut, i cili shtoi se Ozil do që të fokusohet tek krijimi i një marke të vetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy