Futbolli mposht dhimbjen, Palestina hyn në histori, kualifikohet në 1/8 të Kupës së Azisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Futbolli mposht dhimbjen, Palestina hyn në histori,  kualifikohet në 1/8 të Kupës së Azisë

Futbolli si një beteje për të ruajtur identitetin kombëtar….e ndoshta edhe më shumë sesa kaq, një mjet për tu ndjerë krenar e të gëzuar qoftë edhe për 90 minuta, në një periudhë shumë të vështirë, tragjike për popullin e këtij vendi. Përfaqësuesja e Palestinës,  shkroi historinë në kupën e Azisë duke u kualifikuar për herë të parë në histori në fazën e  1/8.

E të imagjinosh që kjo është vetëm hera e tretë që Palestina merr pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm për futbollin aziatik. E pabesueshme sesi një vend në luftë, me mijëra e mijëra të vrarë që nga tetori i 2023 e deri më tani , përfshirë 70 futbollistë, gjen forca për tu përfaqësues në kupën e  Azisë, duke mos u mjaftuar vetëm me pjesëmarrjen.

Ka nga ata që kanë humbur të afërmit në këtë luftën, miq e shok…shumë prej tyre nuk kanë më sot një shtëpi…ka jo pak prej tyre që në këtë situatë kanë humbur dëshirën për të luajtur, e që logjikisht nuk kanë formë sportive për mungesë stërvitjeje…mirëpo gjithçka e sfumoi fusha e gjelbërt. Pas humbjes 4 me 1 ndaj Iranit në grupin C, palestinezët mundën 3 me 0 Hong Kongun dhe ia dolën të sigurojnë kualifikimin për në fazën e 1/8. Vendimtar dygolëshi i Dabag, sulmuesi i Sharlerua në Belgjike.

Në fund gëzim i pamasë, shumë lot dhe lutje të ndara me pak tifozë palestineze të pranishëm në stadium…si për të treguar se futbolli ka forcën të ndaloje të paktën për 90 minuta edhe vuajtjet më të rënda që ky popull po përjeton prej muajsh. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy