I apasionuar pas sporteve ekstreme, Ilijan Tasellari rrëfen në “Vizioni i Pasdites” eksperiencën e tij në Liqenin e Pogradecit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I apasionuar pas sporteve ekstreme, Ilijan Tasellari rrëfen në “Vizioni i Pasdites” eksperiencën e tij në Liqenin e Pogradecit

Ilirjan Tasellari, parashutisti i cili po bën xhiron e rrjetit pasi u publikua video duke bërë sërf mbi Liqenin e Pogradecit, ishte i ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

I pyetur nga moderatorja Prifti rreth videos që po bën xhiron e rrjetit Tasellari, tha se ajo ishte një ditë mjaft e bukur, por edhe rrjetet sociale ndikuan shumë në përhapjen e kësaj eksperience.

Ai tregoi se për herë të parë me këtë sport është njohur në Itali.

“Unë kam hyrë në botën e sërfit që para 25 vjetësh, hyra në kontakt dhe mësova”, tha Tasellari.

Advertisement

Ai tregoi se pas kthimit në Shqipëri, vendosi ta praktikojë këtë sport dhe në Liqenin e Pogradecit. Por sipas tij të bësh sërf në Liqen është një sport i vështirë, pasi era mbi liqen fryn vetëm në ditët e ftohta, ndërsa deti është më i përshtatshëm.

/Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy