Inter-Atl.Madrid, betejë në “San Siro”, sot zikaltrit në provën e vështirë përpara “bunkerit” madrilen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inter-Atl.Madrid, betejë në “San Siro”, sot zikaltrit në provën e vështirë përpara “bunkerit” madrilen

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me dy takime të tjera të fazës së 1/8.

Natyrisht vëmendja është e fokusuar në San Siro në duelin mes Inter dhe Atletiko Madrid e cila është edhe një përballje mes dy ish-shokëve në vitet 2000 kur luanin për fanelën e Lacios, Simone Inzagi dhe Diego Simeone.

Përplasja sheh pak më të favorizuar Interin që është në super formë në kampionatin Italian, kampionat të cilin po e dominon me një diferencë 9 pikë kundrejt Juventusit.

Tek italianët nuk ka probleme të mëdha organike. Përjashtim bën Acerbii, i dëmtuar në vendin e të cilit do të luajë De Vrij.

Advertisement

Në sulm skuadra mund të mbështetet te Lautaro i cili në karrierë ka shënuar 12 gola në Champions me Interin.

Nga ana tjetër spanjollet të cilët vijnë pas fitores 5 me 0 në kampionat ndaj Las Palmas, nuk kanë një impakt të mirë me ndeshjet në transfertat italiane pasi kanë fituar vetëm 5 nga 18 takimet e luajtura.

Megjithatë spanjollët kanë fituar përplasjet e vetme direkte me Interin në Evropë në 2010 në trofeun e superkupës së Evropës.

Madrilenet e kanë fokusin të gjithin në Champions pasi në La Liga kanë dalë jashtë objektivave. Someone ka rikuperuar në mënyrë surprizë Moratën edhe pse në sulm nga fillimi do ta nisin Jorente me Grizman.

Advertisement

Në përballjen tjetër të mbrëmjes do të kemi një duel klasik gjermano-holandez mes PSV dhe Dortmund.

Ndeshja e parë luhet në Holande, por në total ky është një çift që sheh më të faorizuar skuadrën gjermane e cila shpreson që të marrë menjëherë që sonte një rezultat që do ta afronte me kualifikimin. Të dyja takimet transmetohen në Tring ne orën 21:00./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy