Ish-përzgjedhësi i Shqipërisë, Otto Bariq, vdes nga koronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-selektori i Shqipërisë, kroati Otto Bariq, ka vdekur të dielën, kanë njoftuar mediat kroate. Sipas Veçernji List, trajneri legjendar ka vdekur nga pasojat e infektimit me koronavirus.

Bariq, që ka lënë gjurmë si selektor i Shqipërisë, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Bariq kishte drejtuar Shqipërinë në vitet 2006 e 2007. Më herët ka drejtuar edhe Kroacinë e po ashtu Austrinë. Gjatë karrierës së gjatë si trajner ka punuar te shumë klube në Kroaci, Austri, Gjermani e Turqi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy