Ish-sulmuesi francez sulmon Messin: I shkurtër dhe gjysmë autik, Griezmann e ha të gjallë me dhëmbë atë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-sulmuesi francez sulmon Messin: I shkurtër dhe gjysmë autik, Griezmann e ha të gjallë me dhëmbë atë

Christophe Dugarry, tashmë në moshën 48-vjeçare do të mbahet mend gjithmonë si nga sulmuesit më me emër që ka patur Bordeaux në historinë e saj.

Kjo, për faktin pasi ai arriti të fitonte 3 trofe madhorë si pjesë e kombëtares franceze, Kupën e Botës në vitin 1998, Euro 2000 dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2001.

Dugarry ka qenë edhe pjesë e Barcelonës në sezonin 1997-1998 ku arriti të fitonte La Ligan me blaugranat por pa lënë ndonjë shenjë të madhe.

Aktualiteti blaugrana i intereson ish-sulmuesit të kombëtares franceze i cili në një intervistë ka bërë disa deklarata të forta kundër yllit argjentinas Lionel Messi, duke i dhënë kurajo në të njëjtën kohë bashkëkombasit të tij Antoine Griezmann, i cili aktualisht bën pjesë në listën e 10 blerjeve më të dështuara të Barçës dhe po gjen pak hapësira në formacion me trajnerin Quique Setien në stol.

Advertisement

Dugarry e ka tepëruar me frazat e tij duke e cilësuar Messin si një djalosh të shkurtër dhe gjysmë autik.

“Pse duhet të jetë i Griezmann i frikësuar nga ai? A mund të jesh i frikësuar nga një djalosh i shkurtër dhe gjysmë autik? Nëse ai ka një problem, atëherë mund ta hash me dhëmbë atë.

Edhe Setien jam i bindur se nuk ka asgjë me Griezmann, por nuk ka sjelljen e një tekniku të madh. Thjesht është një i paaftë”, u shpreh Dugarry me fjalë shumë të rënda kundrejt 6-herë fituesit të Topit të Artë por edhe ndaj trajnerit aktual të Barcelonës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy