“Kartoni blu” nuk është më thjesht ide, së shpejti realitet! Si do të ndëshkohen lojtarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kartoni blu” nuk është më thjesht ide, së shpejti realitet! Si do të ndëshkohen lojtarët

Futbolli po e evolon me shpejtësi, dhe kjo duket e pashmangshme, dhe po e largon gjithmonë e më tepër nga rregullat tradicionale.

Futja e kartonit “blu” në ndeshje nuk është më thjeshtë një ide, por po kthehet në realitet. Federata e Uellsit ka filluar ta aplikojë këtë ndëshkim të ri për lojtarët në ligat e ulëta.

Çfarë roli ka kartoni blu?

Kartoni blu do të jetë një formë ndëshkimi për lojtarët që bëjnë ndërhyrje të forta por që nuk meritojnë direkt të “kuqin” si dhe për ata ë kundërshtojnë vendimet e arbitrit. Pas marrjes së kartonit të parë “blu’ lojtari do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për 10 minuta, është i njëjti ndëshkim si në REGBI, por me marrjen e kartonit të dytë “blu” del përfundimisht jashtë ndeshjes, pasi dy kartonë blu përkthehen në një të kuqe.

Advertisement

“Ne kemi identifikuar sjelljen e keqe të lojtarëve si një problem serioz për futbollin. Ne po shqyrtojmë se çfarë mund të bëjmë përmes ndryshimeve në rregullat e lojës. Një përjashtim i planifikuar mund të jetë një pengesë më e madhe sesa një paralajmërim. Ka gjithashtu shumë interes nga palë të ndryshme të interesuara për idenë se vetëm kapiteni mund t’i afrohet siç duhet arbitrit”, deklaroi Lukas Brud, anëtar i IFAB.

Që prej Botërorit të vitit 1970 kur u aplikuan kartonat e verdhë dhe të kuq, kjo është hera e parë që IFAB pritet të pranojë këto ndryshime në rregullat e futbollit, çka do bënin që lojtarët të pushonin për 10 minuta dhe të linin ekipin me një lojtar më pak.

Protokolli i ri i rregullave pritet të testohet në FA Cup për meshkuj dhe femra, si edhe në ligat vullnetare që kërkojnë diçka të tillë. Fakt është se rregulli i ri nuk do prekë asnjë Ligë Evropiane të UEFA-s për këtë sezon.

Kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin tha muajin e parë se ishte kundër këtyre rregullave, pasi “nuk do ishte më futboll”. Megjithatë, organi europian i futbollit pritet t’i miratojë rregullat e reja nëse IFAB ia kërkon.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy