Kuqezinjtë përballë Katarit/ Kombëtarja niset për në Spanjë për ndeshjen miqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuqezinjtë përballë Katarit/ Kombëtarja niset për në Spanjë për ndeshjen miqësore

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbylli këtë të martë përgatitjet në Durrës në kuadër të miqësores me Katarin.

 

 

Skuadra e drejtuar nga Edi Reja zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, ku tekniku pati mundësinë të provonte formacionin si dhe vendosje të ndryshme taktike.

Advertisement

 

 

Njësoj si ndeshja me Arabinë Saudite edhe miqësorja me Katarin do të jetë një test i mirë për djemtë e rinj që ka grumbulluar trajneri.

 

Advertisement

 

Kuqezinjtë janë nisur këtë të martë drejt Spanjës ku sipas programit do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore. Miqësorja Shqipëri- Katar do të luhet të mërkurën në orën 18:30 në “Marbej Stadium”, në Spanjë ,një ndeshje e cila nuk do të transmetohet.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy