Lewandowski “show” ndaj Valencias, katalanasit vuajnë shumë, por i nderon bomberi polak me 3 gola

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lewandowski “show” ndaj Valencias, katalanasit vuajnë shumë, por i nderon bomberi polak me 3 gola

Barcelona mundi me përmbysje 4 me 2 Valencian duke rimarrë vendin e dytë të kampionatit spanjoll në dëm të Gironës. Ndeshja e fundit e javës së 33 të la ligës pati një protagonist të madh, Robert Levandovski, autor i tre golave.

Ndeshja në Barcelonë nisi më mirë për miqtë të cilët patën një rast të mirë me Hugo Durom, e pastaj edhe me Gonzales, por pa mundur dot të mposhtin Ter Shtegen. Me të kaluar kjo frikë në mesin e kësaj pjesë katalanasit zhbllokuan shifrat me anë të Fermin Lopez. Mirëpo avantazhi i vendasve zgjati pak dhe Jugo Duro barazoi edhe për shkak të një gabimi trashanik të portierit gjerman të Barcelonës.

Përmbysja e Valencias u kompletua në minutën e  38 kur një penallti e shkaktuar nga Arauho, u finalizua saktë nga Pepelu. Mbrojtësi Uruguaian  provoi të shlyente gabimin në shtesë por gjuajtja e tij më kokë tronditi shtyllën e miqve. Episodi që ndryshoi totalisht ndeshjen erdhi në fillim të pjesës së dytë kur portieri mik Mamardshili gaboi në uljen e topit dhe pastaj ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Lamin Jamal, duke merituar kartonin e kuq.

Disavantazhi numerik bën menjëherë diferencën pasi Barcelona barazon shifrat 4 minuta më vonë me Levandovskin, Valencia edhe pse me 10 lojtarë pati një rast flagrant për tu rikthyer në avantazh, e me të kaluar këtë frikë të zotët e shtëpisë shënuan sërish me bomberin polak, i cili shown personal e mbylli në shtesë me një perlë nga një goditje dënimi. Barcelona është e dyta tani me 73 pikë, 2 më shumë sesa Girona ndërsa Valencia është e 8, 4 pikë larg nga kupat e Europës. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy