Luiza Gega në “Albano Show”: Rekordet e mia nuk më njihen nga Ministria e Arsimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luiza Gega në “Albano Show”: Rekordet e mia nuk më njihen nga Ministria e Arsimit

“Rekordet e mia m’i njeh Federata Ndërkombëtare e Atletikës, e nuk m’i njeh Ministria jonë e Arsimit”. Kështu është shprehur të premten në “Albano Show”, kampionia e altetikës, Luiza Gega.

Kampionia e saposhpallur e Ballkanit, në intervistën e dhënë për Albano Bogdon, ka theksuar se ka mbetur “peng” i një VKM-je të paformuluar mirë, e cila nuk i njeh rekorde kombëtare të vendosura jashtë Shqipërie.

Gega ka rrëfyer detaje të pashprehura më parë për jetën e saj, duke nisur nga “çakpënllëqet” e fëmijërisë, ku deklaroi se ka goditur edhe mësuesin në klasë të parë. Atletja shqiptare bëri të ditur se stërvitet prej 10 vitesh në Kenia, çka e ka ndihmuar të përmirësojë performancën e saj.

Gega ka pranuar se ështe në nje lidhje dashurie, duke bërë të ditur se partneri e ka të qartë se sporti për momentin ka prioritet. Lidhur me të ashtuquajturat “fiksime” në garë, Luiza Gega u shpreh se është ndierë e sigurtë në garë, sa herë shihte avionë që fluturonin në atë moment./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy