Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, njihuni me vendimet që u morën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, njihuni me vendimet që u morën

Pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës dhe Gjirokastër, ditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u zhvilluan punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Në punimet e asamblesë morën pjesë 37 anëtarë të përfaqësuar nga 64 delegatë, ndërsa në rendin e ditës ishin diskutimi i raportit të aktivitetit të Shoqatës, miratimi i pasqyrave Financiare, miratimi i buxhetit për vitin 2024, zgjedhja e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRFT-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF si edhe pranimi për antarësim.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Abdyl Kuriu në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, i cili i uroi punime të mbarë anëtarëve të shoqatës. Ai u siguroi pjesëmarrësve mbështetjen e plotë të Federatës me projekte konkrete dhe bëri thirrje për të mbështetur sa më shumë vajzat në rrugën drejt futbollit.

Pas verifikimit të mandatëve të delegatëve të pranishëm, Kryetari i SHRFT-së, Krenar Alimehmeti, në një fjalim të gjatë evidentoi punën e bërë gjatë vitit 2023 dhe ngriti problematikat që duhen zgjidhur për të ardhmen. Gjithashtu ai tha se interesi i fëmijëve për t’u aktivizuar me sportin e bukur të futbollit është në rritje nga dita në ditë. Vetëm gjatë vitit 2023 janë regjistruar 20 ekipe të grup-moshës U-14 që nuk kanë qenë në sezonet e mëparshme.

Advertisement

Krytari i SHRFT-së, Krenar Alimehmeti, theksoi edhe njëherë që në fokus mbetet zhvillimi i futbollit të vajzave dhe shtoi se nga të gjithë duhet një përkushtim më i madh për të zgjidhur të gjitha problematikat.

Më pas me anë të votimit u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2024. Gjithashtu u zgjodhën edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRFT në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF të propozuar nga anëtarësia. Pas votimit të anëtarëve të SHRFT-së u zgjodhën delegatë Krenar Alimehmeti, Andi Lila, Enkele Likaj, Pavli Buneci, Erjon Stavri dhe Gelda Lilo./FSHF/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy