Modriç një “yll” që ndriçon Realin, kroati gol spektakolar kundër Sevilla-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Modriç një “yll” që ndriçon Realin, kroati gol spektakolar kundër Sevilla-s

Një magji e Luka Modriç afër fundit të takimit i mjaftoi Realit të Madridit që të fitonte ndaj Seviljes në javën e 26 të kampionatit spanjoll.

Ishte mbrëmja e Serxho Ramos në fakt, i cili u rikthye në Bernabeu si kundërshtar, në një stadium ku ka shijuar e festuar trofe e suksese të mëdha për vite me radhë.

Sa i takon kronikes, ishte një pjesë e parë pa shumë raste në Madrid. Pas një goli të anuluar të Realit shënuar nga Vaskez, u deshën shumë minuta përpara se skuadra vendase të krijonte dy momente te rrezikshme me Çuameni dhe Valverde.

Ky i fundit në fillim të pjesës së dytë ishte edhe i pafat pasi goditi shtyllën. Miqtë ishin pak kërcënues, por edhe në një rast të Romeros, ishte portieri Lunin që shmangu golin.

Advertisement

Për të zgjidhur një ndeshje që po futej në një spirale vështirësie të madhe për madrilenët mendoi, veterani Luka Modriç. Një goditje mjeshtërore nga jashtë zonë në minutën e  81, vlen 3 pikë të arta, të cilat e dërguan skuadrën e Ançelotit +8 pikë kundrejt Barcelonës. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy