Nuk ka fonde për mjekët sportivë/ Traumat dhe arrestet kardiake po bëhen të shpeshta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ka fonde për mjekët sportivë/ Traumat dhe arrestet kardiake po bëhen të shpeshta

Traumat e rënda qe shkaktohen ne ndeshjet sportive, madje edhe vdekjet në fushë nga arrestet kardiake, bëhen më të rënda për shkak të mungesës së ndihmës nga mjekë të specializuar.

 

 

Rasti më i fundit ishte ai i një futbollisti 17-vjeçar që humbi jetën në Kosovë.

Advertisement

 

 

Ekspertët thonë se ngjarje të tilla vijnë nga mungesa e testeve mjekësore, personelit të kualifikuar si dhe e ambulancave.

 

Advertisement

 

 

RAUF DIMRAJ

TRAJNER

Advertisement

 

Vdekja e djalit nga Kosova futet në atë kategori  të vdekjeve të papritura. Vdekjet e papritura ndodhin tek ata individ të cilët nuk e dinë që kanë probleme të sistemit të sëmundjeve kardio-vaskulare. Kjo ndodh për arsye se nuk bëhen ekzaminime të kësaj natyre. Testi brus duhet të bëhet me patjetër dhe këtu nuk bëhet nga askush. Prindit paguajnë për fëmijën por klubet s’duhet të abuzojnë. Pak ekipe sportive stërviten siç duhen.

 

 

Advertisement

Një nga mjekët sportiv që ka mbi 50 vite eksperiencë në këtë fushë thotë se klubet nuk kanë fonde e për pasojë, as personel.

 

 

PERLI RUSI

Advertisement

MJEK SPORTIV

 

Duhet të këtë çdo akademi ambulancë , dis klube kanë blerë ambulancë por e kanë bosh…Nuk ka qendër mjekësore përveç spitaleve private. Deri tani kemi pasur qendrën kërkimore shkencore  në universitetin e sporteve, por s’ka funksionuar asnjëherë. Klubet këtu s’kanë fonde  dhe mjekë, shumë pak prej tyre kanë mjek ,kanë fizioterapistin që e quajnë dhe mjek madje.

 

Advertisement

 

Rusi thotë me tej se shteti i konsideron ata më shumë si një barrë.

 

 

Advertisement

Shteti na ka bela,sportisti këtu është në ajër. Asgjë s’ka, çdo gjë është në mëshirën e presidentit  duhet të bëhet ligji për sportin. Për fat të keq nuk ka mjek .

 

Edhe  përfaqësues nga komitetit olimpik shprehen se ka nevojë për më shumë specialistë të fushës.

 

Advertisement

 

FERDINANA CANAJ

ZV/PRESIDENTI FEDERATES SË ATLETIKËS

 

Advertisement

Ka një mungesë të theksuar të specialistëve  të mjekësisë sportive  në Shqipëri. Ka qnq një përpjekje e universitetit të sporteve për të bërë kurse apo doktoraturën për mjekë sportiv por nuk ndodhi asgjë. Është e varfër.

 

 

Përfaqësues të federatës Shqiptare të futbollit pranuan për Vizion Plus mungesën e stafeve mjekësore.

Advertisement

 

 

ILVI BEGOLLI

DEPARTAMENTI I MJEKSISE SE SPORTEVE, FSHF

Advertisement

 

Ajo që shohim në Shqipëri është se prindërit dhe ekipet bëjnë thjeshte një kontroll rutinë. Kemi pasur raste kur prindërit kanë falsifikuar analizat që fëmija të luaj në fushë…A kane ­ defibrillator…Rregullat e Uefas  që nga rasti i Eriksen janë strikte. Çdo ekip duhet të ketë defibrillatorin ,i cili nuk kushton shumë, nuk di ta them nëse ja mundëson do t federate këtë nuk e kam si info, por çdo ekip qe është pjesë e UEFA duhet  ta ketë.

 

Begolli theksoi se federata ka 2 vite që po punon për të krijuar një institucion  me mjekë sportive, por procesi nuk është finalizuar ende.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy