“Nuk mund të gënjej veten”, Nadal tërhiqet nga turneu i rëndësishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk mund të gënjej veten”, Nadal tërhiqet nga turneu i rëndësishëm

Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në turneun Masters 1000 në Indiana Wells.

Lajmin e ka dhënë vetë tenisti i mirënjohur zviceran, i cili në rrjetet sociale ka shkruar ndër të tjera se përtej dëshirës së madhe, nuk mund të zbresë në fushë në këtë kompeticion.

“E dini të gjithë sa më pëlqen të luaj këtu, ndaj edhe erdha shumë më herët për t’u stërvitur dhe për të qenë gati. Bëra gjithçka munda për të qenë gati, një stërvitje shumë të fortë dhe testet në fundjavë, por nuk jam gati për të luajtur në nivelet e këtij kompeticioni.

Nuk mund të gënjej veten time dhe mijëra tifozë të mitë. Më vjen shumë keq. Do të më mungoni”, shkroi tenisti në rrjetet sociale.

Advertisement

Rafael Nadal do të duhej të përballej me tenistin kanadez me origjinë malazeze, Milos Raonic, por tërheqja bëri që ky i fundit të sfidojë tashmë indianin Sumit Nagal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy